13 mars Në Berat do të nisë së shpejti projekti rehabilitues i lagjes muzeale “Goricë”, një investim që diversifikon zhvillimin urban dhe atë turistik në këtë lagje magjepsëse.

Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo ndau sot detaje nga ky projekt i rëndësishëm falë bashkëpunimit me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, financuar nga Banka Botërore.

Demo tha se “ky projekt do të sjellë zgjerim të rrugës midis dy urave dhe pedonale të re”.

Po ashtu, në kuadër të këtij investimi do të bëhet edhe trajtimi i infrastrukturë nëntokësore, trajtimi i rrugicave dhe mureve, si dhe ndriçimi artistik.

Rehabilitimi i “Urës Varur” dhe krijimi i mundësive të parkimit janë dy elementë të tjerë të këtij projekti që do t’i japin një tjetër zhvillim zonës. /m.m/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re