Skip to content

Berat, restaurim banesës së rrallë historike të Roshnikut

1 shkurt – Banesa historike e Roshnikut në Berat do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje konservues-restauruese duke bërë rikthimin në identitet të kësaj ndërtese historike të lënë në harresë për dekada me radhë.

Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar projektin me objekt: “Restaurimi i banesës në Roshnik”, Berat.

Projekti është hartuar nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Berat dhe parashikon ndërhyrje konservuese – restauruese në këtë monument kulture të kategorisë I. Një banesë e rrallë, të cilën e dëshmon më së miri edhe teknika nëpërmjet së cilës është ndërtuar.

Instituti i Monumenteve të Kulturës mirëpret çdo bashkëpunim dhe mbështetje që kontribuon në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore. /a.a/j.p/