25 shkurt  Në Berat ka nisur fillimi i ndërtimit të një fideri të ri 20kV, në kuadër të rikonstruksionit të rrjetit elektrik në fshatrat Velabisht, Starovë, Veterrik,  Remanicë, Otllak, Molisht. Investimi do t’i vijë në ndihmë gjashtë fshatrave me furnizimin  me energji elektrike, duke iu përgjigjur në kohë zhvillimit urbanistik dhe demografik të zonës.

Kryetari i Bashkisë së Beratit, Ervin Demo, ka publikuar  pamje  nga nisja e punës për rikonstruksionin e rrjetit elektrik. Ai ka theksuar se ky investim ndikon në rritjen e shkallës së sigurise së furnizimit me energji elektrike të konsumatorëve.

“Rikonstruksioni i rrjetit elektrik në fshatrat Velabisht, Starovë, Veterrik,  Remanicë, Otllak e Molisht”,- njofton Demo. “Filluam me ndërtimin e një fider të ri 20 kV i cili do të furnizojë të gjitha zonat. Investimi  ka në fokus, normalizimin e ngarkesave në Nënstacione dhe linjave te tensionit te mesem për t’u përgjigjur në kohë zhvillimit urbanistik dhe demografik të zonës që do të mbulojë ky projekt”,- theksoi kryebashkiaku i Beratit.

“Investimi do ndihmojë në përmirësimin e nivelit të tensionit, rritjen e shkallës së sigurise së furnizimit me energji elektrike të konsumatorëve, rritjen e sigurisë në punë të punonjësve por dhe të përdoruesve të këtij rrjeti (abonentët)”,- theksoi Demo. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re