Qyteti muze i Beratit është zbukuruar këto ditë festash dhe atmosfera festive ndihet në qendër të tij, përgjatë pedonales dhe në rrugët kryesore. Por me gjithë atmosferën festive qytetarët beratas këtë vit duket se do të shpenzojnë më pak për tryezën tradicionale të ndërrimit të viteve.
Nga vëzhgimi i bërë në tregjet e fruta perimeve në qendër të qytet vihet re një rritje e çmimeve gati në të gjitha produktet, gjë të cilën e konfirmojnë qytetarët.
“Çmimet në përgjithësi janë më të larta se në. Në tavolina do të kemi më pak ushqime. Ushqimet janë më të shtrenjta dhe pagesat më të pakta”, shprehen qytetarët.
Çmimeve sidomos tek produktet ushqimore është bërë tashmë zakon që çdo fundviti të pësojnë rritje. Nga ana tjetër qytetarët shqiptar sa vijnë e varfërohen duke e bërë që çmimet e ushqimeve të u duken edhe më të shtrenjta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re