Gjatë 24 orëve të fundit në Berat janë konfirmuar të infektuar me Covid 24 raste të reja. Burime për ABC bëjnë me dije se mes të infektuarve janë mësues dhe punonjës në disa institucione publike.

Mësohet se janë konfirmuar të infektuar: 2 punonjës administrate në Qendrën Lira, 2 kujdestare në Qendrën Lira, 1 veteriner, 2 mësues, një në shkollën 9-vjeçare “Thimi Tani” dhe një tjetër në shkollën 9-vjeçare “1 Maji”, një polic në burgun e Beratit, një punonjës në një kompani telefonike dhe një punonjës i burimeve njerëzore në postë.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i të infektuarve me Covid në këtë qark ka shkuar në 519 persona.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë është shënuar një tjetër numër rekord të ftuarish me Covid, ku janë konfirmuar pozitiv me 786 raste të reja dhe kanë humbur jetën 11 persona. /e.su./abcnews

loading...