Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin nacional Berat-Lushnje, në rotondon e Urës-Vajgurore.

Automjeti, tip “Benz” që po udhëtonte nga qyteti i Kuçovës në drejtim të Spitalit Rajonal Berat, ka devijuar nga rruga dhe është përplasur disa herë me trafikndarëset dhe me pas me një automjet tip kamionçinë që po qarkullonte përpara tij.

Vetëm pas përplasjes me kamionçinën, më në fund Benzi ka ulur shpejtësinë dhe ka ndaluar dhe fatmirësisht at e bir kanë dalë nga mjeti pa u lënduar. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë rrugore që kanë bërë edhe këqyrjen e vendngjarjes.

Burimet policore në vendngjarje bëjnë me dije se mjeti tip “Benz” ishte i pajisur me leje për të shkuar në Spitalin Rajonal të Beratit, ku babai i shoferit 26-vjeçar do të kryente një vizitë.

Të njëjtat burime konfirmojnë se drejtuesi i mjetit nuk kishte konsumuar alk ool por ishte duke qarkulluar me shpejtësi jashtë normave të lejuara.

Ndaj tij u ndërmorën masat ndëshkuese me gjobë nga ana e policisë rrugore për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re