Sulmohet ish-shefi i Shërbimit Informativ ne Berat. Artan Dauti, është goditur me grushte nga dy persona të panjohur mbrëmjen e së hënës. Sipas policisë, ka qenë vetë Dauti që pas sulmit ka telefonuar policinë duke raportuar ngjarjen. Burimet nga uniformat blu bëjnë me dije se Dauti u sulmua fill pasi zbriti nga makina, pranë banesës së tij në Berat, mbrëmjen e sotme. 48-vjecari Dauti ka kryer detyrën e Shefit të Shërbimit Informativ në vitet 1993 – 1996.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re