6 mars-Në mjediset e bibliotekës “Vexhi Buharaja” po vijon zbatimi i projektit “Të lexojmë një përrallë”, ku për çdo javë një person publik iu lexon fëmijëve të kopshtit nga një përrallë.

Interpretimi i përrallave krijon një atmosferë të këndshme për dëgjuesit e vegjël.

Biblioteka publike “Vexhi Buharaja” vijon të ngjallë interesin e çdo moshe, por ata që e frekuentojnë më shpesh janë nxënësit e shkollave dhe studentët. E gjitha kjo falë ndryshimeve infrastrukturore që janë bërë në këtë bibliotekë, fondit të saj të pasur dhe përkushtimit të përditshëm të punonjësve të saj. Ky projekt ka nisur të zbatohet në Berat në datën 20 shkurt të këtij viti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re