Nga burime jo zyrtare bëhet e ditur se një vajze rreth moshës 15 vjeçe me iniciale A.Ç, nga fshati Duhanas, ka tentuar të vetëvritet duke përdorur fostoksinë. Pasi është dërguar nga familjarët në spitalin rajonal, për shkak të gjendjes së rënduar dhe sasisë së fostoksinës që ka konsumuar është dërguar me urgjencë drejtë QSUT në Tiranë. Nuk bëhet e ditur gjendja e saj aktuale.

Ndërkohë fostoksina është pesticid i rrezikshëm për shëndetin e njeriut. Një kimikat që tregëtohet për të helmuar minjtë apo insektet si dhe për të ruajtur produktet ushqimore pas vjeljes.

Mjekët toksikologë e kanë thuajse të pa mundur të shpetojnë njerëzit që kanë përdorur këtë kimikat për shkak të shpejtësisë vepruese të tij ndaj dhe shpesh i kanë bërë thirrje autoriteteve që të ushtrojnë kontroll më të rreptë ndaj këtij pesticidi./ Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re