Çdo fund javë në qytetin e Beratit në një zonë të zhytur mes plehrave zhvillohet tregu i hapur i mallrave të përdorur, ku ata që tregëtojnë më së shumti janë romët.

 

Në ditë të veçanta ky treg zhvillohet në vende të ndryshme, ndërkohë që ndër vite bashkia nuk ka siguruar një treg stabël. Ditëve të shtuna ky treg zhvillohet në zonën ku ndahet njësia administrative Vebashitë me Bashkinë Berat dhe hapësira është totalishtë e papërshtatshme për ushtrimin e një tregu.

 

Me një rrugë të pashtruar dhe gjithë gropa, pa asnjë kusht dhe zhytur mes plehrave dhjetra tregëtarë këtu mundohen që të mbajnë familjet duke shitur rroba dhe objekte të tjera të përdorura.  Duke improvizuar çadra, tenda dhe gjithçka tjetër tregëtarët punojnë gjithë ditën në shi dhe në diell pa asnjë një kusht.

 

Vetë tregëtarët shprehen se kjo situatë vazhdon të mbetet e tillë prej vitesh.

 

“Kemi vite që punojmë këtu mes shiut, baltës dhe diellit. Paguajmë taksa për vendin që zëmë këtu, por askush nuk na krijon as kushtin më të vogël”, thonë tregëtarët që herë pas here malli u del jashtë përdorimit nga rreshjet e shiut.

 

Nga ana tjetër burime pranë bashkisë së Beratit bëjnë me dije se problemi i tregjeve të hapura në këtë qytet është problematik për shkak jo vetëm të mungesës së hapësirave të lira, por dhe të fondeve.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re