“Me dashje apo pa dashje, segmente të caktuara kanë furnizuar mediat me lajme të pavërteta, duke keqinformuar opinionin publik.
Ditën e djeshme, pranë stadiumit të ri, është shembur muri mbajtës nëntokësor i kanalit të vjetër të ujërave të zeza, që vijnë nga “Pusi me çati” dhe vazhdojnë deri në fund të gjatësisë së tij. Sqarojmë opinionin publik dhe mediat se ky ndërtim i bërë vite më parë nuk ka lidhje me kanalin e ri të ndërtuar gjatë investimit të bashkisë.
Me marrjen e informacionit, specialistët e Drejtorisë së Shërbime Publike janë duke punuar për riparimin e pjesës së dëmtuar dhe rikthimin e qarkullimit normal të automjeteve në këtë zonë.
Opinioni publik dhe media kanë të drejtë të reagojnë ndaj çdo pakënaqësie që ata mund të kenë për cilësinë e shërbimeve apo investimeve publike, duke u qëndruar korrekt fakteve dhe informacioneve të marra nga autoritetet përgjegjëse për infrastrukturën rrugore pranë Bashkisë së Beratit, pa u dhënë atyre ngjyrime subjektive.” – shkruan Bashkia Berat ne faceboook.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re