Skip to content

Berat/ Vjedhje dhe posedim narkotikësh, nisin hetimet për 4 persona

Progetto senza titolo 4

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. Z., 30 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi e vogël lënde narkotike, kanabis.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. K., 38 vjeç, banues në Moravë, pasi ka tentuar të vjedhë në banesën e një 34-vjeçari.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. Q., 27 vjeç, dhe G. R., 45 vjeç, të dy banues në Berat, pasi kanë kundërshtuar verbalisht punonjësit e Policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme.