20 gusht Në bashkinë e Beratit ka përfunduar pastrimi i kanalit vaditës, linja Otllak-Lapardha, 1.5 km i gjatë, duke zgjidhur problemin e vaditjes për rreth 100 hektarë tokë bujqësore.

Kryetari i bashkisë Berat, Ervin Demo u ndal sot te ndërhyrjet që po kryhen në Njësinë Administrative “Otllak”.

Ai tha se ndërhyrje kanë nisur po ashtu edhe te Pallati i Kulturës që ishte në gjendje të mjerueshme.

“Ndërkohë në një gjendje të mjerueshme ndodhej Pallati i Kulturës. Nisëm ndërhyrjet në ambientet e jashtme, duke e pastruar nga çdo papastërti”, tha Demo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re