Sot u zhvillua mbledhja e Këshillit Bashkiak me këtë rend dite:

  1. Relacion dhe Projektvendim: Mbi miratimin e dhënies së mandatit të këshilltarit bashkiak, Florenc Qafës, subjekti politik LSI.
  2. Relacion dhe Projektvendim: Miratimi i disa ndryshimeve në VKB – në nr. 6, datë 28.07.2015, për miratimin e komisioneve të Këshillit Bashkiak. Florenc Qafa të emërohet si Nënkryetar në Komisionin e Ekonomisë, Financës dhe Shërbimeve Sociale.
  3. Relacion dhe Projektvendim: Miratimi i disa ndryshimeve në VKB – në nr. 6, datë 28.07.2015, per miratimin e komisioneve të Këshillit Bashkiak. Florenc Qafa të emërohet si anëtar në Komisionin e Verifikimit të Mandateve.
  4. Relacion dhe Projektvendim: Propozim për dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 01 – 31 mars 2019.
  5. Relacion dhe Projektvendim: Për dhënien e pagesës së paaftësisë invalidëve të punës dhe kompensimin e energjisë elektrike për periudhën 01 – 31 mars 2019.
  6. Relacion dhe Projektvendim: Për dhënien e ndihmës ekonomike duke përdorur fondin e kushtëzuar të bllok – ndihmës deri në 6% për periudhën 01 – 28 shkurt 2019.
  7. Relacion dhe Projektvendim: Për dhënien e ndihmës ekonomike nga fondi i Drejtorisë së Shërbimit Social të Bashkisë Berat për periudhën 01 – 28 shkurt 2019.
  8. Relacion dhe Projektvendim: Për mbrojtjen e shtresave në nevojë, për efekt të heqjes së fashës së kompensimit të energjisë elektrike deri në 300 KWH në muaj, për periudhën 01 – 28 shkurt 2019.
  9. Relacion dhe Projektvendim: Raport për Vlerësimin e Parashikimit Afatmesëm të të Ardhurave për vitin 2020 – 2022.
  10. Relacion dhe Projektvendim: Mbi miratimin e Tavaneve Përgatitore të Programit Buxhetor Afatmesëm për vitin 2020 – 2022.
  11. Relacion dhe Projektvendim: Mbi miratimin e blerjes së pajisjes së vakumit nga mbetjet e tenderave.
  12. Relacion dhe Projektvendim: Për dhënien e titullit “Qytetar nderi” për znj. Miranda Preka.
  13. Relacion dhe Projektvendim: Për dhënien e titullit “Qytetar nderi ” për z. Çlirim Mukli.
    Me përjashtim të pikës 11, që u hoq nga rend i ditës, të gjitha pikat e tjera u miratuan.
Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re