Ne ambjentet e Prefekturës Berat u organizua takimi me temë “Për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike”.

Në takim morën pjesë Prefekti i Qarkut Berat Z. Harilla Dafa, Drejtori i Drejtorisë së Rendit dhe Sigurisë Publike në DPSH Z. Albert Dervishi, Drejtori i Transferur Perkohësisht i DVP Berat Z. Fatmir Hoxha si dhe përfaqsues të pushtetit vendor.

Gjatë takimit u fol për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe vënies para pergjegjësisë ligjore të atyre që shkelin ligjin, për masat e marra si dhe bashkëpunimin midis institucioneve për vitin 2019, gjithashtu u fol për punën dhe objektivat e arritura gjatë vitit 2018.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re