Skip to content

Berat: Zjarr në Kuçovë, rrezikohen 5 puse nafte dhe disa banesa

zjarr ne pusin e naftes Kucove 1

Një zjarr ka rënë në zonën naftëmbajtëse në qytetin e Kuçovës.

Zjarri, që u vërejt në kallamishtet e lagjes alarmoi banorët pasi në zonë ka mjaft puse nafte në gjendje pune. Pas njoftimit të marrë, në ndihmë të zjarrfikësve të Kuçovës, drejt zonës u nisën të gjitha shërbimet zjarrfikëse të Beratit, pasi në rrezik ishin puset dhe banesat e lagjes.

zjarr

Tashmë zjarri është shuar pa shkaktuar asnjë dëm në banesa e puse, por po mbahen në monitorim disa vatra që janë ende të nxehta rreth puseve të naftës.

Si pasojë e zjarrit u dogjën 2 ha ferra, shkurre e kallamishte.

kucove