Skip to content

Berat : Zjarr në Pyllin me Pisha në Fshatin Veterrik (VIDEO)

Cream and Brown Photographic Beauty Site Launch Website 6

Raport për Zjarrin në Pyllin me Pisha në Fshatin Veterrik, Bashkia Berat

Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shërbimit të Zjarrit (Mzsh) e Bashkisë Berat mori një njoftim për shpërthimin e një zjarri në pyllin me pisha në fshatin Veterrik, NJA Velabisht. Menjëherë, grupi i shërbimit dhe dy mjete zjarrfikëse u nisën për të ndërhyrë dhe për të vënë nën kontroll situatën.

Falë ndërhyrjes së  shpejtë dhe efikase, zjarrfikësit arritën të kontrollonin situatën dhe të parandalonin përhapjen e flakëve. Për pasojë, u shkrumbua një sipërfaqe prej rreth 300 m² të pyllit me pisha, por fatmirësisht nuk pati pasoja të mëtejshme.

Falenderojmë ekipet e shërbimit për reagimin e shpejtë dhe të efektshëm, si dhe përkrahjen e gjithsecilit në ruajtjen e sigurisë dhe mbrojtjen e mjedisit.