Myrto Uzuni është pranë suksesit me klubin e tij për rikthimin në La Liga, ku e ndanë vetëm një pikë. Uzuni ka bërë një sezon mbrelënës deri më tani ku ka arritur të shënojë 22 gola, duke qenë kështu golashënuesi më i mirë në La Liga 2. Përpos kësaj sulmuesi shqiptarë ka dhurar edhe 6 asist çka e bën të ëndërrojë çmimin si lojtari i vitit në Spanjë.

Futbollisti i kombëtares ka dhënë një intervistë për emisionin “Ora Sport”, në të cilin ka listuar edhe objektivat personal. Uzuni është shprehur se dëshiron titullin kampion në La Liga 2, trofeun e golashënuesit më të mirë dhe çmimin si lojtari më i mirë i vitit në kampionat.

Sezoni në LA Liga 2 – “Kam bërë sezonin më të mirë në karrierën time deri tani. Biletat tona gjithnjë kanë qenë të shitura. Unë kërkoj gjithmonë fitoren, pasi shpallemi kampion. Nuk kënaqem me vendin e dytë. Bëjnë diferencën lojtarët individualë. Kjo na ka sjellë deri këtu. Në fillimet tona, kur ne ramë nga liga, 70% e lojtarëve u larguan. Jemi vetëm lojtarët me eksperiencë. Kisha oferta dhe kur biseduam më thanë që do jesh lideri jonë që do na udhëheqësh këtë vit. Kishim një trajner që s’kishte lojtarë në dispozicion për të formuar grupin”.

Ndryshimet në stafin teknik – “Trajneri i ri krijoi grupin e ri. Më parë luaja në krahun e majtë, ndërsa trajneri i ri më ka futur përpara në sulm, ku kam shpërthyer me gola”.

Golashënuesi më i mirë – “E kam pasur gjithmonë qëllim në vetvete. Kjo nuk është çështje fati. Kjo vjen me punë. Jam shumë krenar, pasi po marr atë që më takon. Dua të shpallem kampion me Granadën, të fitoj golashënuesin më të mirë dhe lojtarin më të mirë të vitit. Besoj se e meritoj, pasi jam lojtari që kam shënuar më shumë, kam krijuar më shumë raste dhe kam vrapuar më shumë këtu në kampionat”.

Kombëtarja – “Trajneri Sylvinho erdhi këtu me mister Zabaletën. Bënë një sakrificë, erdhën këtu në Granada. U ulëm, darkuam së bashku pas ndeshjes. Më uroi për ndeshjet dhe për punën e bërë. Më pa edhe live në ndeshje. Klubi i kishte thënë që nëse nuk ngjitemi, nuk do të jem një opsion për Kombëtaren. Sylvinho më tha: ‘Uroj që të kthehesh në La Liga. Bëj maksimumin që të ngjitesh që të mos kesh probleme as me Granadën, as me Kombëtaren dhe je i lirë për ne në qershor, pasi je një lojtar i rëndësishëm.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re