RINAS – Saimir Gegolli është 37-vjeçari i dënuar me 9 vite burg për vrasje që u ekstradua nga Greqia sot në Tiranë.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me datë 14.10.2010 e dënoi me 9 vjet burgim.

Më datë 05.07.1997, rreth orës 13:00 në afërsi të fshatit Uznovë, Berat, ndërsa mjeti ku udhëtonte një i ri ra pre e grabitjes me dhunë nga tre beratasit grabitës.

Në kuadër të një operacioni të koduar “Konspiracioni” organizuar nga Sektori i kundër Krimeve të Rënda në bashkëpunimin me organin e Prokurorisë u mundësua zbardhja e ngjarjes ku mbeti i vrarë Nuredin Myzyri, banor i lagjes “Uznovë” në periferi të qytetit të Beratit dhe më pas arrestimin i njërit prej autorëve të kësaj vrasjeje.

Komisariati i policisë së këtij qyteti bëri me dije se rreth orës 23:00 u mundësua arrestimi i Sokol Kalemit, 37 vjeç. Myzyri mësohet se mbeti i vrarë ndërsa udhëtonte me një mjet tip kamion që udhëtonte në drejtim të qytetit të Poliçanit. Automjeti ZIZ mësohet se ra preh e grabitjes me dhunë nga tre persona të armatosur gjatë rrugës, në vendin e quajtur “çezma e thatë”. Tre personat e armatosur mes të cilëve dhe Kallmi mësohet se i kanë zënë pritë mjetit dhe kanë grabitur pasagjerët, mes të cilëve ndodhej dhe 25-vjeçari Myzyri, të cilin pas kundërshtimeve e kanë vrarë. Më vonë u arrestuan edhe të shpallurit në kërkim Saimir Gegolli dhe Artan Keçi.

BalkanWeb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re