Berati ka ende persona të pandërgjegjësuar që dalin në rrugë e sheshe.  Qytetarët ankohen se nuk mund të mbyllin nevojat e tyre në vetëm 1-orë.

 

Dita e sotme e ka gjetur Beratin me lëvizje të shumta në rrugët e qytetit, ku shihje mjaft të rinj që vijonin ritualin e tyre të përditshëm, xhirot në pedonale e lulishte.

 

Të shumtë kanë qenë edhe qytetarët beratas, që me leje ose pa leje, i janë drejtuar marketeve e dyqaneve ushqimore, për të kryer nevojat e tyre familjare.

 

Po kështu, shumë qytetarë beratas i janë drejtuar mëngjesin e sotëm edhe filialeve të bankave për të tërhequr lekë e për të kryer pagesat si dhe filialeve të OSHE dhe Ujësjellësit,për të paguar faturat mujore.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re