Kryeministri Edi Rama u shpreh se “projektet e Rilindjes Urbane dhe ndërhyrjet e shpëtim-restaurimit të monumenteve më të rrezikuara, e kanë kthyer Beratin në një destinacion me gjithnjë e më shumë turistë”.

“12 vjet më parë, Berati u pranua në listën e trashëgimisë botërore, nën mbrojtjen e UNESCO-s dhe 7 vjet më parë, kur erdhëm në qeveri kishte statusin e trashëgimisë së rrezikuar bashkë me Gjirokastrën”, tha Rama.

Rama tha se “ky qytet-muze me vlera të jashtëzakonshme dhe trashëgimi të rrallë falë brezave që e kanë ruajtur, u bë pjesë e vëmendjes dhe përkujdesjes për shpëtimin e Rilindjen e tij”.

“Sot ka ende shumë për të bërë, por projektet e Rilindjes Urbane dhe ndërhyrjet e shpëtim-restaurimit të monumenteve më të rrezikuara, e kanë kthyer Beratin në një destinacion me gjithnjë e më shumë turistë”, tha Kryeministri Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re