18 dhjetor – Në mjediset e bashkisë së Beratit u prezantua sot projekti “Bashki të forta”, që synon mbështetjen e bashkive të Shqipërisë në fushën e shërbimeve publike, financave dhe arsimit parashkollor.

Projekti synon jo vetëm ngritjen e kapaciteteve, por edhe mbështetje për sektorët e mësipërm. Projekti financohet nga qeveria zvicerane dhe zbatohet në bashkëpunim me bashkinë e Beratit dhe bashkitë e tjera të qarkut të Beratit.

Ne takim ishte e pranishme Afize Skëndo, nënkryetare e bashkisë, si dhe përfaqësues të institucioneve publike të qarkut të Beratit. /j.p/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re