Berati është kthyer në një destinacion të rëndësishëm turistik ndërkombëtar. Vetëm në periudhën janar-gusht 2019, shënoi një rritje me 15% të numrit të vizitorëve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Shifrat i bëri publike sot kryetari i bashkisë Berat, Ervin Demo, i cili tha se “Berati ka shumë më shumë për të ofruar”.

“Ata vlerësojnë atraksionet e trashëgimisë kulturore, qendrën historike, por së fundmi janë duke eksploruar edhe natyrën fantastike nëpërmjet aktiviteteve si hiking, rafting, vizita në fshatrat turistike, degustimi i verës në kantinat e njohura të zonës etj”, tha ai.

Demo shtoi se “ne ndiejmë përgjegjësinë e madhe të rritjes së numrit të turistëve, duke përmirësuar shërbimet, por patjetër duke pasuruar qytetin me atraksione të reja”.

“Berati ka shumë më shumë për të ofruar, dhe ne së bashku do kthejmë qytetin tonë në shtëpinë e të gjithëve”, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re