Një emër i ri i shtohet listës së qytetarëve të nderit të Beratit: Christoph Graf, Ambasadori aktual i Zvicrës në Shqipëri. Këshilli bashkiak votoi më 15 Dhjetor 2017 në mënyrë unanime për t’i dhënë titullin Ambasadorit zviceran me motivin: ‘për kontribut të vlefshëm dhe rol aktiv në mbështetje të projekteve të zhvillimit për qytetin e Beratit dhe për forcimin e marrëdhënieve miqësore midis Zvicrës dhe Shqipërisë’.

‘E marr këtë titull sot si një shenjë të mirënjohjes nga Këshilli Bashkiak i Beratit për contributing e qeverisë time dhe punën që ajo ka bërë përmes bashkëpunimit për zhvillm në vitet e fundit për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve në këtë rajon’, tha Ambasadori zviceran ndërsa mori titullin. ‘Duke filluar nga sot qyteti historic i Beratit është në një farë mënyre qyteti im i dytë’, tha Ambasadori Graf.

Kryebashkiaku Petrit Sinaj në fjalën e tij përmendi faktin që gjatë qëndrimit në Shqipëri Ambasadori Graf ka dhënë maksimumin për projektet dhe fondet e bashkëpunimit që përmirësojnë infrastrukturën dhe mundësitë e rajonit të Beratit. Ai lëvdoi në veçanti përkushtimin e palodhur dhe rolin e luajtur nga Ambasadori Graf për t’u siguruar për progresin e projekteve zvicerane të investimeve në këtë zonë. Së bashku me Kryetaren e Këshillit Bashkiak të Beratit Nikoleta Manka, Kryebashkiaku Sinaj dorëzuan certifikatën dhe pllakën e qytetarisë së nderit. Pas ceremonisë Kryebashkiaku shoqëroi të ftuarin zviceran në një garë vrapimi të fëmijëve në qendrën e Beratit dhe më voën në një vizitë tek ndërmarrja e ujësjellësit e cila po ndërmerr rinovim përmes një fondi zviceran.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re