Partia Socialiste publikoi sot një video ku tregohet transformimi rrënjësor që ka pësuar qyteti i Beratit gjatë qeverisjes së PS

“Berati i transformuar, një tjetër premtim i mbajtur”, theksoi PS.

Kryeministri Rama i pati premtuar qytetarëve të Beratit se brenda 4 viteve Berati do të jetë një vend i transformuar tërësisht.

“Unë ju siguroj që brenda 4 viteve Berati do të jetë një vend i transformuar tërësisht. Për të vlerësuar maksimalisht trashëgiminë dhe pastaj për të filluar të kurojmë dhe të shërojmë pak nga pak të gjithë ato plagë që i janë shkaktuar trashëgimisë kulturore në gjithë këto vite rrënimi”, është shprehur kryeministri Rama.

Në kuadër të investimeve të nisura dhe të tjera projekte të reja për të cilat do të nisë zbatimi, Berati do të jetë deri në 2025 jo vetëm një qytet i transformuar, por që do të presë rritje të shumëfishtë të turistëve nga sa ka patur në të kaluarën. /j.p/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re