7 shkurt ATSH/ – Udhërrëfyesi i mirënjohur turistik japonez “Chikyu no arukikata”, ka vendosur në faqen e parë të tij qytetin e Beratit si një ndër qytetet më të dashur për turistët.

Ky udhërrëfyes i drejtohet turistëve japonezë që do të zgjedhin Europën Qendrore si destinacion turistik për periudhën 2019-2020.

#td_uid_1_5e89a501b7bc8 .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2019/02/51385924_2312889042324778_1511720886376333312_o-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5e89a501b7bc8 .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2019/02/51861116_2312888918991457_1385497681652088832_n-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}

Ambasada e Shqipërisë në Japoni ka publikuar faqet e udhërrëfyesit duke theksuar se, “Qytetarët japonezë që do të zgjedhin Europën Qendrore si destinacion turistik për periudhën 2019-2020″.

Turistëve japonezë, do t’u vijë në ndihmë udhërrëfyesi i mirënjohur turistik, “Chikyu no arukikata”, i cili faqen e parë të udhërrëfyesit e ka kurorëzuar me një ndër qytetet më të dashur për turistët, Beratin.

/gj.mima/ /a.g/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re