Dhjetëra hektarë tokë janë përmbytur në fshatin Veterik të Beratit për shkak të reshjeve  intensive të shiut.

Banorët shprehen se me këto përmbytje të përsëritura thuajse çdo vit u shkaktohet një dëm i madh ekonomik për të mbjellat e tyre.

Sa i takon pushtetit vendor, ata thonë se bashkia kujtohet vetëm për vota, jo për hallet e tyre.

Edhe disa fshatra të tjera të Skraparit kanë pësuar përmbytje të tokave.

Përveç kësaj, siç duket edhe nga pamjet kuota e nivelit të lumit Osum është rritur ndjeshëm duke rrezikuar edhe përmbytje brenda qytetit të Beratit.

Si rezultat i motit të keq dhe reshjeve shumë zona në të gjithë qarkun janë pa energji elektrike.

Pa drita janë disa zona si Kozare, Dimal, Vërtop,, Potom, Gjerbës etj. Ndërkohë OSHEE është në terren për riparimet e defekteve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re