Me rastin e 75-vjetorit të çlirimit të qytetit Bashkia Berat organizoi homazhe në Lapidarin kushtuar çlirimit të qytetit të Beratit në lagjen “Çlirim, ku të pranishmit vendosën edhe kurora me luleMë pas, veprimtaria u zhvendos në Varrezat e Dëshmorëve, ku figura të shquara, qytetarë, veteranë të luftës, pasardhës të veteranëve, e familje të dëshmorëve vendosën kurora me lule dhe bënë homazhe për të nderuan jetën dhe veprën e lavdishme të Dëshmorëve.Në homazhet e organizuara ishin të pranishëm, Kryetari i Bashkisë z.Ervin Demo, Zevëndëskryeministri Erion Brace, deputeti I qarkut berat Blendi Klosi, përfaqësues të komitetit të veteranëve si edhe qytetarëFjalën e rastit e mbajti Sekretari i Komitetit të Veteranëve të LANÇ, Sali Myftari.Në fjalën e tij ai evokoi luftën heroike për çlirimin e qytetit të Beratit, luftimet e përgjakshme, heroizmin e pashoq të partizanëve, ndërsa lartësoi veprën e pavdekshme të dëshmorëve që dhanë jetën e tyre për çlirimin e qytetit.Kryetari i Bashkisë Berat z.Ervin Demo në fjalën e tij midis të tjerash vlerësoi përkujtimin e festave si këto për ata që sakrifikuan për një shqipëri më të mirë dhe të lirëI pranishëm në këtë aktivitet zvënsës kryeministri erion brace e cilësoi këtë ditë sit ë rëndësishmë jo vetëm për qytetin e Beratit.Brace u shpreh se ky vend gjithmonë ka luftuar për pavarisnë dhe lirinë e tij, ndërsa theksoi se pa beratin e skraparin nuk do ishte arritur clirimi I vendit.Clirimi i qytetit të Beratit më 13 shtator 1944 është një ndër luftërat më heroike të Ushtrisë Nacional Çlirimtare, që shënoi dhe kthesën e luftës në vendin tonë, ku pas këtij çlirimi, vijuan dhe çlirimet e qyteteve të tjera.