Data 8 korrik 2008 shënon një datë të veçantë për qytetin e Beratit dhe vlerave që ai përfaqëson. 11 vjet më parë në sesionin e 32 të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të mbajtur në Kanada, Berati u regjistrua si sit i Trashëgimisë Botërore.

Hyrja në UNESCO shënoi maksimumin e vlerësimit të vlerave duke i konfirmuar ato jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe ndërkombëtar.

Bërja pjesë në pasuritë botërore i dha mundësinë qytetit të promovohej si sit ndërkombëtar dhe të bëhej pjesë e guidave të ndryshme duke bëre që Berati të kthehet në destinacion turistik botëror.

“Prej 11 vjetësh qyteti i një mbi një dritareve është një nga thesaret e trashëgimisë kulturore botërore. Berati, në çdo rrugicë, një sekret..”, shprehet ministrja e Kulturës Elva Margariti.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re