Berati si një nga atraksionet turistike më të rëndësishme në Shqipëri është një qytet që investimin kryesor e ka të fokusuar në sektorin turistik. Në mungesë të aktiviteteve të tjera prodhuese, në vitet e fundit Berati gjeti strehim në këtë sektor, prej të cilit përfiton edhe dhe burimin më të madh të të ardhurave. Por ky vit pritet të jetë shumë i vështirë për këtë qytet.
Dyert e hoteleve, bareve dhe restoranteve janë mbyllur, duke lënë të pa punë me mijëra punonjës të cilët siguronin të ardhurat nëpërmjet këtij sektori.

Mbi 100 000 vizitorë vizitojnë Beratin çdo vit, por muaji Prill , periudhë në të cilën turistët mbushnin rrugët dhe bizneset e këtij qyteti, ka shënuar ditët më të vështira për ata që kanë investuar në turizëm. Vështirësia qendron edhe në faktin se edhe në paketën e dytë të qeverisë, ky sektor nuk u ndihmua. Pagesa prej 40 mijë lekësh kundrejt punonjësve që janë larguar nga puna gjatë pandemisë, nuk do ti risjellë punonjësit në punë. Ndërsa punonjësit aktual mbahen me sforco nga bizneset duke i paguar pa punuar, ose duke marrë kredi për pagat. Sipas operatorëve në fushën e turizmit, kjo është një goditje fatale për këtë sektor, dhe janë shprehur të zhgënjyer me paketën./Asip Buba/Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re