BERAT

110 rastet e të prekurve me Covid-19 në qarkun e Beratit, të raportuara ditën e sotme nga Ministria e Shëndetësisë rezultojnë të jenë në masën 98% raste kontakti familjare dhe vetëm 4 raste i përkasin infektimeve në institucione arsimore e biznese private.

Të shpërndara sipas qyteteve rastet e të prekurve të ditës së sotme janë: 52 në Berat,50 në Kuçovë,6 në Skrapar, 1 në Urë-Vajgurore dhe 1 në Poliçan.
Mes rasteve të të prekurve me Covid-19 ditën e sotme konfirmohen të infektuar mësues,edukatore dhe infermierë dhe punonjëse në disa biznese private (fasoneri).

1 mësuese në fshatin Karkanjoz në Poliçan, 1 edukatore në kopshin nr.1 në Poliçan, 1 punonjëse në fasonerinë  në Kuçovë dhe 1 punonjëse në fasonerinë në Berat, janë mes rasteve pozivite të të infektuarve të ditës së sotme. Mes 106 rasteve të tjera,rezultojnë të prekur persona nga të gjitha moshat,duke filluar nga 22-76 vjeç dhe që vetëm 62 prej tyre janë pensionistë,ndërkohë që sipas mjekëve epidemiologë,rastet janë shtuar ndjeshëm edhe në zonat rurale.

Burime zyrtare pranë Njësisë Vendore të Shëndetit Publik në Berat bëjnë me dije,se numri i testime ditore gati është trefishuar dhe numri i infektimeve sa vjen edhe rritet ndjeshëm. Aktualisht në Repartin Covid-19 në Spitalin Rajonal të Beratit raportohen 16 persona të shtruar,6 prej tyre me komplikacione të rënda. Ndërkohë që numri i rasteve është duke u rritur ndjeshëm nga dita në ditë numri i rasteve aktive në qarkun e Beratit ka arritur në 1011.

(BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re