BERAT

36 rastet e të prekurve me Covid-19 në qarkun e Beratit, të raportuara ditën e sotme nga Ministria e Shëndetësisë rezultojnë të jenë në masën 75% raste kontakti familjare. Të shpërndara sipas qyteteve: 16 në Berat, 14 në Kuçovë, 4 në Skrapar, 1 në Urë-Vajgurore dhe 1 Poliçan, 29 raste janë kontakte familjare të rasteve të mëparshme.

Edhe sot nuk kanë munguar rastet e të infektuarve në shkolla,polici e shëndetësi,ku regjistrohen të infektuar: mësues,nxënës,oficerë policie dhe mjekë. Mes të prekurve të ditës së sotme raportohen: -1 mësues në shkollën e mesme “Irfan Ngjeqari” në Berat, 1 mësues në shkollën e mesme “Muhamerr Janina” në Urë-Vajgurore, 1 mësues në shkollën 9-vjeçare në fshatin Sinjë, 1 nxënës në shkollën 9-vjeçare në fshatin Mbrakull, 1 specialist në Drejtorinë Arsimore Berat, 1 oficer policie në DPV Berat dhe 1 mjeke në Bankën e gjakut në Tiranë.

Burime zyrtare pranë Njësisë Vendore të Shëndetit Publik në Berat bëjnë me dije,se që prej 1-muaji në të gjithë qarkun e Beratit nuk ka pasur raste të rënduara me Covid-19,ndërkohë që aktualisht në Repartin Covid-19 në Spitalin e Beratit raportohen 11 persona të shtruar,pa komplikacione të rënda. Ndërkohë që numri i rasteve është duke u rritur ndjeshëm numri i rasteve aktive në qarkun e Beratit ka arritur në 821.

(BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re