Tomori ngec në shtëpi kundër Orikut, pasi 90 minutat e takimit u mbyllën me rezultatin e barabartë 1-1. Edhe pse mendohet se ndeshjet brenda janë detyrë shtëpie, beratasit nuk po dinë të fitojnë. Lushnja ishte ekipi i parë që u mori pikë, ndërsa më pas po 1-1 përfundoi me Besën.
Në takimin me Orikun ishte Sharavolli ai që kaloi në avantazh beratasit në të 24-n minutë, por Hoxhaj çerek ore para fundit të lojës shënoi golin që i dha një pikë skuadrës së Artan Sakajt. Një pjesë e parë e mirë e Tomorit, që jo vetëm shënoi, por edhe pati mundësi të tjera shënimi.

Kingslei Ogbodike madje arriti të shënojë që në minutën e tretë, por u anulua për pozicion jashtë loje. Gjithsesi fraksioni i parë i lojës u mbyll me fitoren e beratasve, me Sharavollin që tundi rrjetën e portierit Halilaj.
Reagimi i Orikut në pjesën e dytë ishte i dukshëm dhe nga momenti në moment fitorja e Tomorit po vihej në diskutim. Ajo që edhe u parandje ndodhi, pasi Hoxhaj në minutën e 74-t arriti të mposhtë portierin Kaloshin.
Koha e mbetur në dispozicion nuk ishte e shumtë, duke pasur parasysh edhe tensionin në këmbët e lojtarëve beratas. Paqartësi dhe deri në fund rezultati mbeti i pandryshuar. 1-1 dhe skuadrat ndanë nga nj pikë.
Ky rezultat nuk u prit mirë nga tifozët, të cilët nuk i janë gëzuar ende një fitoreje në kampionat. Ishte një mundësi e mirë që Tomori të merrte vendin e parë në grup, duke parë humbjen e Egnatias në Pogradec. Gjithsesi tani ka përfunduar gjithçka dhe duhet menduar për ndeshjen e radhës në Rrogozhinë. /Berati.TV

Kategoria e Parë | Java 3 | Tomori 1-1 Orikumi
Shënues: Sharavolli 24′ / Hoxhaj74′

XI: Tomori: Kaloshi, Çaço, Mujkiç, Beci, Rodrigo, Mersini (Paja 68′), Sharavolli, Joti (Qëngji 77′), Koleci, Friday, Kingsley (Mahmutaj 62′) / Trajner: Bledar Devolli
Në dispozicion: Braçe, Gjonaj, Marchiori, Drabo

XI: Orikumi Halilaj, Azizaj, Hoxhaj, Kuçi, Qejvani (Kongjoni 69), Gjinaj, Nurçe, Xhelili (Çapoj 75′), Caushaj, Gonzalez (Livanaj 55′), Dhrami / Trajner: Artan Sakaj
Në dispozicion: Muho, Kapo, G.Hoxhaj, Sadushi

Kartona të verdhë: Rodrigo 34′, Mersini 48′, Mujkiç 92′ / Gonzalez 40′ Caushaj 88′, Hoxhaj 92′
Kartona të kuq: SKA

Arbitrat: E.Hoxha (Lezhë), D.Korreshi (Lushnje), E.Pashai (Patos)

Delegat: Petrit Haxhia (Tiranë)
Vëzhgues: Servet Bogdani (Durrës)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re