Dje ne redaksine e Berati TV erdhi nje video ku nje qytetar denonconte se uji i pijshem vinte ne nje forme te cuditeshme ne fshatin Otllak te Beratit. Ne video shihej se si uji vinte ne cezma i ndotur me agjente te pa njohur te cilet krijonin nje lloj shkume te ngjashme me ate te detergjenteve.
Pasi Berati TV e postoje videon ne facebook, vec shumices se komenteve pozitive nuk munguan edhe disa komente nga qytetare te papergjegjshem, te cilet akuzonin qytetarin per mashtrim, madje kishte prej tyre qe na akuzuan per mashtrim edhe neve si televizion. Por sot gjithcka u vertetua se qytetari dhe Berati TV kishin te drejte, pasi ne nje njoftim te shperndare per mediat SH.A.U.K Berat-Kucove njoftoi se “gjithe konsumatoret familjare dhe jo familjare te njesise administrative Otllak se uji i pijshem nuk eshte i konsumueshem per shkak te pastrimit dhe dezinfektimit te linjes kryesore. Sapo te perfundoje ky proces do te behet njoftimi i dyte per konsumin e ujit te pijshem. Ju faleminderit!” – perfundon njoftimi i SH.A.U.K Berat-Kucove.
Berati TV edhe njeher vertetoje se eshte nje televizion cilesor, profesional dhe i paanshem. Ndaj ju bejme thirrje qytetareve te Qarkut Berat qe te vazhdojne te dergojne ne redaksin tone denoncimet e tyre ne menyre qe ne ti bejme publike dhe ata te gjejne zgjidhje.
https://www.facebook.com/Berati.TV/videos/1969398259791859/
