Në Tuiter dhe në Ueibo (faqen kineze), është postuar videoja e një djali fatkeq i cili bën 2400 kilometra rrugë dhe vishet si arushi i preferuar i të dashurës, për t’i bërë surprizë për ditëlindje.

Por ai e gjen në krahët e një djali tjetër. I dashuri shihet t’i afrohet çiftit, me maskën në kokë. Vajza nuk e njohu, pa vetëm një person të maskuar që i kishte ngulur sytë.

Më pas ai hoqi maskën dhe u largua i lënduar. Vajza shihet të vrapojë pas tij dhe përpiqet ta përqafojë, por duket se është shumë vonë./Top Channel

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=PlGHlSVUFxs?feature=oembed&w=696&h=392]

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re