Policia Tiranë:

Në kuadër të masave të marra nga Policia Rrugore e Tiranës për drejtuesit e mjeteve që nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit, në datën 01.05.2022 nëpërmjet rrjeteve sociale, është publikuar video e mjetit me targa  AA 199 PI ku drejtuesi i mjetit bënte manovra të rrezikshme dhe tenton të kapërcejë trafikndarësen.

Falë punës intensive të mirë organizuar u bë e mundur gjetja dhe ndalimi i mjetit së bashku me drejuesin e mjetit shtetasi N.S

Për kundërvajtjen e kryer ndaj mjetit u vendos masa administrative referuar ligjit numër 8378 datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë i ndryshuar neni 174 paragrafi 1 me vlerë 15000 (Pesëmbëdhjetë mijë) lekë, pezullimi i lejes së drejtimit për 1 (një) vit si dhe ndalimi administrativ i mjetit!

 

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re