Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi ka denoncuar nga Spitali i Traumës në Tiranë se është goditur me sende të forta në kokë shtetasi Dorian Protoduari.

Protoduari i ka rrëfyer Këlliçit se u godit me levë në kokë në zonën e Unazës së Re nga tre vëllezër që sipas tij janë urdhëruar nga ministri Arben Ahmetaj. Protoduari tha se konflikti nisi për arsye politike dhe rreth një javë më parë tre vëllezërit kishin kërcënuar nënën e tij duke i thënë që djali mos të dalë më të bëjë fushatë në zonën e Unazës së re.

Ndërkohë sipas Protoduarit tre vëllezërit që e kanë goditur me levë në kokë janë Gjino Arapi, Noldi Arapi dhe Enea Arapi

Biseda mes tyre:

Belind Këlliçi: Unë dhe Dori jemi këtu në spitalin ushtarak, me Dorian Prododuarin , i sapo godit me leva pas koke në zonën e unazës së re.
Cfarë ka ndodhur?

Dorian Prododuari: Belind, para një ore mu më kanë goditur 3 persona. Të 3 janë, të tre vëllezër janë njerëzit e Arben Ahmetaj.

Belind Këlliçi: I njeh?

Dorian Protoduari: I njoh personalisht.

Belind Këlliçi: Si quhen?

Dorian Prododuari: Është Gjino Arapi, Noldi Arapi dhe Enea Arapi. Janë…

Belind Këlliçi: Si ka ndodhur konflikti?

Dorian Prododuari: Konflikti ka ndodhur për arsye politike sepse rreth një javë më përpara, nënën time një javë më përpara e kanë kërcënuar duke i thënë që, thuaj djemve mos të dalin të bëjnë fushatë në unazën e re.

Belind Këlliçi: Kur ka ndodh kjo ?

Nëna Dorianit: Para një javë, një javë e gjys. Më kapën, me emër.

Punonjës: Nuk është se mbaruam o vlla i dashur, a do me na heq prej pune juve ?

Belind Këlliçi: Për çfarë mor burrë ?

Punonjës: Nuk na lejohet me filmu në spital.

Folës: Ky më tha të foli me ata. Thuji

Punonjës: O Gimi hajde pak deri te urgjenca vllai.

Dorian Prododuari: Keto janë njerëzit e Arben Ahmetaj vlla që duan ta marrin pushtetin me dhunë.

(R.G/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re