Ministri i Shëndetësisë i Zelandës së Re, David Clark ka dhënë dorëheqje pas polemikave në lidhje me trajtimin e pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19). Mediat shtetërore njoftuan se Clark dha dorëheqjen pasi ishte nën presion që nga fillimi i reagimit së qeverisë për përhapjen e sëmundjes disa muaj më parë.

“Unë gjithmonë kam mendimin se ekipi duhet të jetë në rend të parë, kështu që unë kam vendosur që është më mirë për mua të tërhiqem”, tha Clark. Në dorëheqjen e tij, Clark tha se nuk dëshiron të jetë një shpërqendrim nga reagimi i qeverisë ndaj pandemisë.

Clark javën e kaluar fajësoi zyrtarët shëndetësorë për gabime në kufijtë, pasi vendi raportoi disa raste të importuara, që shkaktoi një reagim të zemëruar të opinionit. Ai gjithashtu është kritikuar për shkak se ka shkelur disa rregulla për të ndaluar përhapjen e virusit.

Kryeministrja Jacinda Ardern pranoi dorëheqjen e tij dhe emëroi Chris Hipkins, ministrin e Arsimit, të udhëheqë edhe me Ministrinë e Shëndetësisë deri në zgjedhjet e ardhshme. Zelanda e Re është vlerësuar për suksesin e saj në luftimin e COVID-19.

Muajin e kaluar, Adern njoftoi se Zelanda e Re nuk kishte raste aktive dhe se vendi do të heqë pothuajse të gjitha masat kufizuese. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, deri më tani Zelanda e Re ka regjistruar 1.530 raste të koronavirusit, përshirë 22 raste të vdekjeve ndërsa aktualisht vetëm një pacient me COVID-19 është i shtruar në spital.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re