Ministria e jashtme ruse njoftoi se ka emëruar aktorin amerikan Stiven Seagal si përfaqësues e posaçëm për përmisimin e marrëdhënieve Rusi – SHBA, një rol që siç thuhet, ka për qëllim që të thellonte lidhjet kulturore, artistike dhe rinore midis dy vendeve.

Presidenti Vladimir Putin i dha pasaportë ruse Steven Seagal-it në vitin 2016, duke thënë se ai shpresonte se do të shërbejë si një simbol i lidhjeve të ngatërruara midis Moskës dhe Uashingtonit, me premisën që ato të përmirësohen.

Por që atëherë, marrëdhëniet SHBA-Rusi janë dobësuar akoma më shumë, sidomos nga fakti se agjencitë amerikanë të zbulimit akuzojnë Moskën për ndërhyrje në drejtimin e Shtëpisë së Bardhë të Donald Trump, një akuzë që Rusia e mohon. Të dy vendet janë gjithashtu janë në kundërshtim për Sirinë dhe Ukrainën.

Ministria e Jashtme ruse krahasoi rolin e ri të Seagalit me atë të një ambasadori të vullnetit të mirë.

“Është një rast i diplomacisë së njerëzve që ndërthuret me diplomacinë tradicionale”, tha Kremlini.

“Gjithmonë kam pasur një dëshirë shumë të fortë për të bërë gjithçka që mundem për të përmirësuar marrëdhëniet ruso-amerikane”, tha Seagal për Rusia Today.

Fama e Seagal arriti kulmin në fund të viteve 1980 dhe fillim të viteve 1990 me filma të tillë si “Under Siege” dhe “Above the Law”, dhe ai mbetet shumë popullor në Evropën Lindore, aty ku u ndoq më së shumti pas rënies së Perdes së Hekurt.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re