Lulzim Basha ka lënë jashtë listes fituese të kandidatëve për deputetë Sali Shehun kryetarin e sapozgjedhur të Frymës së Re Demokratike.
Ndonëse kishte hyrë në koalicion me PD pa pyetur kryetarin e FRD Bamir Topi, me premtimin se do të ishte në një vend të sigurtë në renditjen e listës së kandidatëve për deputetë, Basha me sa duket e ka prerë në “besë”, duke e vënë të 22-tin në listën e qarkut të Tiranës. Pa asnjë shans fitoreje!
Sali Shehu sakrifikoi shumë duke hyrë në koalicion me Bashën, pasi në atë kohë sekretar i Përgjithshëm i FRD, nënshkroi marrëveshjen pa e pyetur kryetarin Bamir Topi.
Për pasojë Topi, përmes nbjë njoftimi publik deklaroi dorëheqjen e parevokueshme të tij nga drejtimi dhe të gjitha funksionet e kësaj partie, duke nënvizuar faktin se ai i qëndronte koherent deklaratave të tij.
Sipas të cilëve s’ka koalicion me PD sa kohë ështyë Berisha aty!(TemA)
