Sot familja e 18 vjeçarit hero që shpëtoi nga mbytja dy të mitur, ka hapur dyert e mortit. Mes lotëve, banorët e lagjes ku jetonte Anri, kanë rrëfyer disa detaje në lidhje me ngjarjen. Veç të vëllait, Anri mundi të shpëtojë dhe shokun, i cili është djalë i vetëm.

Sapo kishte përfunduar gjimnazin. Pak ditë kishin kaluar nga mbrëmja e maturës. Luante sport dhe stërvitej me ekipin e dytë të Teutës (futboll) të Durrësit.

Por dita e djeshme do të ishte e fundit për Anrin, 18 vjeçarin i cili i shpëtoi jetën të vëllait të mitur dhe një miku të tij, djalë i vetëm. Fatkeqësisht i riu s’mundi të dalë dot nga deti dhe ndërroi jetë. Akti i tij i fundit, një akt heroik që shpëtoi dy jetë.

Këtë të premte janë hapur dyert e mortit në familje, e cila do të përcjellë 18 vjeçarin në banesën e fundit. Shumë banorë të zonës atje, kanë folur për median, duke rrëfyer disa detaje.

“Mjerë ata prindër që po e largojnë sot, atë njeri të Zotit. Ka bërë një heroizëm shumë të madh. Ka shpëtuar vëllain e vetë dhe një djalë tjetër, që është një djalë i vetëm, s’ka as vëlla as motër. Një djalë i axhës i ka treguar nënës së Anrit, ashtu e kanë mësuar për lajmin.”-tha një fqinje.

Ai ishte një djalë i mirë, i urtë, i dashtun, me askënd nuk bënte fjalë. Djalë hero që shpëtoi vëllanë e një komshi këtu, por për vete vdiq i shkreti. Veç familjes edhe ne po përjetojmë një dramë. Ai sapo kishte mbaruar maturën. Çunit të vogël mi kanë treguar në telefon se ishin në plazh dhe na thanë se kanë ngelë tre vetë në det”.-tregoi një fqinje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re