Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovizion Anxhela Peristeri, që e renditi të 21-ën në vendin e saj në finale duke grumbulluar 57 pikë, ka përshëndetur ndjekësit me simbolin kombëtar shqiptar, shqiponjën me dy krerë Gjatë qëndrimit në Hollandë.

Ky veprim u cilësua si provokim në mediat serbe të cilat reaguan duke shkruar një artikull dhe e konsideruan “skandal në Eurovizion”.

Megjithatë, në lidhje me marrëdhëniet me 3 vajzat e grupit “Hurricane” që përfaqësuan Serbinë në Eurovizion, Peristeri ka treguar se mes tyre nuk ka patur aspak kontradita, madje e kanë komplimentuar njëra-tjetrën nga afër.

“Këngëtaret e Serbisë, gjatë gjithë kohës më thoshin që je e mrekullueshme, kënga jote është shumë e bukur. Nuk është se patëm kontradita me njëra-tjetrën. Madje e kanë kënduar edhe këngën time në shqip”, është shprehur Anxhela Peristeri.

Anxhela Peristeri bashkëpunoi me koreografen suedeze dhe artisten për performancat skenike, Sacha Jean-Baptiste, e cila e prezantoi në mënyrën e duhur performancën e Anxhelës.

Anxhela këndoi në gjuhën shqipe, pa kuptuar gjë të huajt, përveç titullit, një fjalë e ndërkombëtarizuar: “Karma”.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re