Policia e Shtetit ka nisur procedimin penal për kreun e listës së PD-së në qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu, i cili gjatë ditës së djeshme bëri thirrje që kushdo që prek votën të ketë fat të ngjashëm me Pjerin Xhuvanin, që u vra në Elbasan.
Mziu akuzohet për veprën penale “Thirrjet për armatosje ose marrje të padrejtë të komandës”, ndërkohë që vetë kandidati për deputet kërkoi falje për deklaratën e tij, ndjesë e cila u përshëndet dhe nga ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë Yuri Kim.
Njoftimi i Policise:
Nga Oficerët e Policisë Gjyqësore në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër ka filluar procedimi penal dhe materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Thirrjet për armatosje ose marrje të padrejtë të komandës”, në ngarkim të shtetasit XH.M, kandidat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike në qarkun Dibër.
Kjo pasi gjatë një takimi elektoral në territorin e bashkisë Dibër, shtetasi XH.M, ka kërcënuar dhe ka bërë thirrrje për të nxitur dhunë duke bërë prezenet ngritjen e grupeve të gatshme me pretendimin e mbrojtjes së votës.
Policia e Shtetit thekson edhe njëherë faktin se asnjë subjekt politik, organizatë apo individ nuk ka të drejtë të krijojë struktura paralele duke marrë atributet e Policisë së Shtetit dhe për këtë do të ushtrojë kontrolle të imtësishme në territor duke kërkuar edhe bashkëpunimin e qytetarëve me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të këtyre strukturave të paligjshme që kryjnë veprime duke cënuar ligjin dhe të drejtat e liritë themelore të qytetarëve.
(E.K/Faxweb.al)
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like https://www.facebook.com/Berati.TV/
loading…
/faxweb
