Një person ka ndërruar jetë në burgun e Selanikut, ndërkohë që janë zbuluar 108 raste të reja të koronavirusit .
Mediat greke raportojnë se burgun Diavata në Selanik ka ndodhur vdekja e parë e një të burgosuri nga virusi koronavirus, ndërkohë që rastet vazhdimisht shtohen, ndërsa deri më tani rastet kanë arritur në 108.
69-vjeçari, kishte sëmundje të rënda bashkëshoqëruese dhe ishte shtruar në spitalin Papageorgiou në Selanik, ku dhe ka vdekur.I burgosuri 69-vjeçar bëri vaksinën e gripit më 4 nëntor, ndërsa natën e 7 nëntorit u dërgua në spital me presion të lartë të gjakut.
Dy ditë më vonë ai u pranua në klinikën e pulmonologjisë në gjendje kritike, për shkak të shqetësimit të frymëmarrjes dhe për shkak se ai konsiderohej një rast i dyshuar i koronavirusit, dhe rezultoi pozitiv.
/faxweb