Teksa Parlamenti mblidhej për të votuar ndryshimet ne qeveri, lideri i PD Sali Berisha foli jashtë dyerve të tij për mediat duke shenjestruar sërish Ramën, Ahmetajn dhe Veliajn për Inceneratoret.

 

Arben Ahmetaj është strumbullar i kësaj çështje, por bajloz të zinj janë Edi Rama, Ëngjëll Agaçi dhe Erion Veliaj. Ka firmosur duke falsifikuar dokumentin e firmosur dhe duke e paraqitur atë si dokument të të gjitha bashkive të qarkut të Tiranës. Këta nuk njohin askënd para vjedhjes. Ndaj dhe sot nuk lejojnë parlamentin të diskutojnë.

 

Duke ironizuar festën në shesh në Tiranë të mazhorancës për 110-vjetorin e marrëdhenieve Shqiperi-SHBA dhe hapjen e negociatave, Berisha tha se këto festime ai do të bëjë n ë Mirdite, atje ku do të niset fill pas përfundimit të seancës parlamentare.

 

Sot po nisem për në Mirditë. Do festoj 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve me SHBA. Unë do ta festoj me shqiptarë të vërtetë dhe jo me nëpunës të paguar që vijnë aty për të ruajtur vendin e punës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re