Kreu i PD Sali Berisha, nga Shkodra ku pa nga afër situatën e krijuar nga përmbytjet, ka denoncuar qeverinë “Rama” për vjedhje të energjisë elektrike.

 

Berisha tha se sot po shesin energji me një çmimin katër herë më të ulët se ajo që po blejnë.

 

“Energjia është një nga mallrat e vjedhjeve më të mëdha. këta janë tërbuar dhe kjo ishte e parashikueshme dhe e parandalueshme nëse do prodhohej energji e do ulej niveli i Komanit dhe Vaud të Dejës. Sot po shesin energji me një çmimin katër herë më të ulët se ajo që po blejnë”, tha kreu i PD.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re