Kreu i PD-së, Sali Berisha ka hedhur akuza se kryeministri Edi Rama po paguan, sipas tij, shuma të jashtëzakonshme për të ndryshuar raportin e komunitetit ndërkombëtar.

Berisha theksoi se Rama po bën telefonata të pafundme, por sipas tij, nuk do t’ia arrijë.

“Raporti do të jetë pasqyra më e vërtetë e kësaj farse për të cilën fjalën do e kenë shqiptarët”, theksoi ai.

Sali Berisha: Mijëra e mijëra shqiptarë që e kanë të qartë se kanë tek Edi Rama, armikun e betuar të votës së lirë, nuk do t’ia falin kurrë atij këtë farsë elektorale.

Sikundër shpreh bindjen dhe besimin tim se  Raporti i Komunitetit ndërkombëtar, kundër të cilit Edi Rama po paguan shuma të jashtëzakonshme për ta ndryshuar, telefonata të pafundme, por nuk do t’ia arrijë. Raporti do të jetë pasqyra më e vërtetë e kësaj farse për të cilën fjalën do e kenë shqiptarët.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko