Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në Kuvend, i kërkoi kreu të PD, Lulzim Basha, të kallëzojë ish kryeministrin Sali Berisha që e implikoi edhe atë në cështjen “Toyota yaris”.

 

Balla tha se 30 vjet Sali Berisha çfarë nuk ka thënë për këtë pjesë të sallës ndërsa iu drejtua opozitës që tani ta mbajnë “me shëndet”.

 

“Bashës do doja t’i sygjeroja, meqë Sali Berisha na akuzon të dyve për “Toyota yaris” të bëjë të njëjtën gjë si unë me z. Basha. Unë z. Basha e kallëzova në gjykatë. E mendoj që edhe z.Basha ta kallëzojë penalisht z.Berisha në gjykatë. Meqë po flasim për pastrim parash, zotëria që bën zhurmë ka qenë avokat në gjyqin e humbur nga z. Basha. ( i drejtohet Gazment Bardhit).

 

Ndaj përsëri i kërkoj z.Basha që ta kallëzojë z. Berisha. Por është karma, 30 vjet Sali Berisha çfarë nuk ka thënë për këtë pjesë të sallës, tani mbajeni me shëndet ka kohë të merret me ju me muaj e me vite dhe për gjërat që ju na keni akuzuar tani me pa të drejtë tani dëgjoni Saliun t’ua thotë ju”, – tha Balla.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re