Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka deklaruar se nuk rezulton asnjë material kallëzues apo procedim penal në ngarkim të Pandeli Majkos, pas akuzave të kreut të PD-së, Sali Berisha se deputeti i Partisë Socialiste ka rënë në pvrgjimet e SHISH.
“Pas verifikimeve të kryera në Regjistrin e Kallëzimeve Penale dhe Regjistrin e Protokollit në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk rezulton asnjë material kallëzues apo procedim penal në ngarkim të shtetasit Pandeli Majko”, shprehet SPAK në një reagim për gazetaren Klodiana Lala.
