Sali Berisha ka akuzuar kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha për afera në projektin e Portit të Durrësit, të prezantuar disa muaj më parë nga kryeministri Edi Rama.

Berisha tha se Basha ka afera të përbashkëta me kryeministrin Rama me sipërmarrësin e projektit të Portit të Durrësit.

Ne jemi vend anëtar i NATO. Portet dhe aeroportet e vendeve anëtare të NATO janë objekte strategjike me të cilat çdo vend është i detyruar të akomodet, të miratohet, të marrë pëlqimin nga aleanca e Atlantikut të Veriut, kështu që mund t’u them ndonëse do të kenë dhimbje të madhe si krye kreu i Meduzës, siç i them unë Edi Ramës, dhe pengu i tij, se i kanë më duket aferat të përbashkëta tek ky sipërmarrësi, por porti do të mbetet port i Perëndimit.

Nuk kemi ne, me asgjë s’mund të luajmë ne me identitetin tonë”, deklaroi Berisha kur u pyet se çfarë mendon për projektin e Portit të Durrësit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re